Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit dënoi përdhosjen e Kuranit
(last modified Fri, 21 Jul 2023 19:01:16 GMT )
Korrik 21, 2023 21:01 Europe/Tirane
  • Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit dënoi përdhosjen e Kuranit

Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit dënoi përdhosjen e Kuranit të Shenjtë në Suedi.

Unioni i Radios dhe Televizioneve Islame dënoi krimin e djegies së Kuranit në Suedi dhe e konsideroi atë si sulm ndaj shenjtërisë dhe fyerje të shenjtërisë së Umetit Islam.  Në deklaratën e Unionit të Radio Televizioneve Islame thuhet: Lejimi i sulmeve të tilla nga Suedia dhe vendet evropiane dëshmon falsitetin e pretendimeve, standardet e dyfishta ndaj vlerave dhe simboleve të shenjta.  Të mërkurën, policia suedeze, në një akt provokues, i dha edhe një herë lejen për djegien e Kuranit para ambasadës së Irakut në Stokholm, të njëjtit person që kishte kryer më parë këtë akt të urryer.  Të enjten, Salvan Momika në një veprim fyes dhe anti-islamik tentoi edhe një herë të griste dhe të shkelmonte librin e shenjtë dhe flamurin irakian përpara ambasadës irakiane në Stokholm.