Përdhosja e Kuranit në Danimarkë
(last modified Tue, 25 Jul 2023 19:09:14 GMT )
Korrik 25, 2023 21:09 Europe/Tirane
  • Përdhosja e Kuranit në Danimarkë

Kundërshtarët e Kuranit të Shenjtë në Danimarkë e ofenduan edhe një herë këtë libër të shenjtë.

5 anëtarë të grupit ekstremist “Patriotët danezë” të martën dogjën Kuranin në këtë vend. Kundërshtarët e Kuranit të Shenjtë e kryen këtë akt anti-islamik para ambasadës egjiptiane në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës. Përsëritja e ofendimit të Kuranit të shenjtë në Danimarkë dhe Suedi ka shkaktuar zemërimin e myslimanëve në mbarë botën. Autoritetet e Suedisë dhe Danimarkës kanë shprehur vetëm keqardhjen e tyre për përsëritjen e këtyre akteve të urryera, por kanë pohuar se nuk mund ta parandalojnë sepse kanë ligje të veçanta për mbrojtjen e lirisë së shprehjes! Të martën, Ministria e Jashtme e Egjiptit thirri ambasadorin suedez për të dënuar veprimet e fundit të përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në këtë vend evropian.