Reagimi i Kombeve të Bashkuara ndaj përdhosjes së librave të shenjtë
Zëdhënësi i Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dënoi përdhosjen e librave të shenjtë.
Paulina Kubiak, zëdhënësja e Presidentes së sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur se kjo asamble ka miratuar një rezolutë për nxitjen e dialogut ndërfetar. Kubiak shtoi: Kjo rezolutë dënon me forcë çdo veprim kundër librave të shenjtë dhe incidente të tilla i konsideron si shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Thuhet se ky dokument i titulluar “Promovimi i dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor dhe toleranca në trajtimin e gjuhës së urrejtjes”, ka një klauzolë që “ka të bëjë me të gjitha aktet e dhunës ndaj njerëzve bazuar në fenë apo besimin e tyre, si dhe çdo akt tjetër kundër tyre. Ky paragraf gjithashtu dënon ashpër çdo veprim që shkel ligjet ndërkombëtare dhe është kundër simboleve fetare, librave të shenjtë, shtëpive, bizneseve, pronave, shkollave, qendrave kulturore apo objekteve të kultit, si dhe çdo sulm ndaj objekteve fetare, vendeve dhe faltoreve.