Korriku; Muaji më i nxehtë në tokë
(last modified Wed, 09 Aug 2023 07:18:19 GMT )
Gusht 09, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Korriku; Muaji më i nxehtë në tokë

Agjencia Copernicus e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian konfirmoi se korriku, ishte muaji më i nxehtë në planet që kur u regjistruan ndryshimet e temperaturës.

Sipas IRNA; Ky korrik ishte 0,72 gradë Celsius më i ngrohtë se temperatura mesatare për këtë muaj që nga viti 1991 deri në vitin 2020, njoftoi të martën Copernicus.  Që nga fundi i viteve 1800, temperatura e ajrit të tokës është rritur me rreth 1.2 gradë Celsius, e cila shkaktohet nga djegia e lëndëve fosile.  Ky problem ka bërë që valët e të nxehtit të bëhen më të nxehta, më të gjata dhe më të shpeshta, duke nxitur shfaqjen e stuhive dhe përmbytjeve.  Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kohët e fundit deklaroi se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar dhe tha: Ndryshimi i klimës është i tmerrshëm dhe ky është vetëm fillimi, dhe kjo nxehtësi e padurueshme është një fatkeqësi për të gjithë planetin.

Tags