Përsëritja e përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Danimarkë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147522-përsëritja_e_përdhosjes_së_kuranit_të_shenjtë_në_danimarkë
Një numër njerëzish racistë dhe anti-islamikë në Danimarkë i vunë zjarrin Kuranit të Shenjtë para ambasadave turke dhe irakiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 13, 2023 10:30 Europe/Tirane
  • Përsëritja e përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Danimarkë

Një numër njerëzish racistë dhe anti-islamikë në Danimarkë i vunë zjarrin Kuranit të Shenjtë para ambasadave turke dhe irakiane.

Sipas agjencisë Anatoli, anëtarët e grupit ekstrem nacionalist "Patriotët danezë" të shtunën dogjën një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Kopenhagë. Anëtarët e këtij grupi i vunë flakën edhe një kopje tjetër të Kuranit para ambasadës së Irakut në Kopenhagë. Të pranishmit në këto veprime mbanin pankarta dhe brohoritnin parulla kundër Islamit dhe këto pamje i publikuan në hapësirën virtuale përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Këto veprime provokuese u kryen nën kujdesin e policisë daneze. Fyerja e Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë është intensifikuar shumë kohët e fundit, e cila është shoqëruar me reagimin e shumë vendeve arabe dhe islame. Me pretekstin e lirisë së fjalës, vendet perëndimore lejojnë ofendimin e simboleve të shenjta islame, veçanërisht djegien e Kuranit. Akti i tmerrshëm u transmetua drejtpërdrejt nga grupi në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Në muajt e fundit, aktet e djegies së Kuranit, përdhosja ose përpjekjet për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në Evropën Veriore dhe vendet nordike, kanë hasur në zemërimin e vendeve myslimane dhe të botës. Fyerja e Kuranit dhe Islamit në vendet e Evropës Veriore si Suedia, Holanda dhe Danimarka është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, saqë në më pak se 6 muaj janë shënuar 10 raste të këtij lloj ofendimi.