Danimarka ndalon fyerjen e Kuranit
Qeveria daneze planifikon të ndalojë aktin e djegies së Kuranit në publik.
Qeveria daneze po planifikon të paraqesë një projekt-ligj për të kriminalizuar përdhosjen e Kuranit. Qeveria daneze ka shtuar masat e sigurisë për shkak të zemërimit të gjerë për aktet e përdhosjes në këtë vend dhe për këtë arsye, ajo po shqyrton ndalimin e aktit të djegies së Kuranit në publik. Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Humelgaard, tha: "Projekt-ligji i qeverisë do të prezantojë një ligj të titulluar "Trajtimi i papërshtatshëm i dukurive me rëndësi fetare dhe domethënëse për një komunitet fetar" dhe sipas kësaj, djegia e Kuranit ose teksteve të tjera të shenjta mund të dënohet me burgim gjer në dy vjet. Muajt e fundit në Danimarkë dhe Suedi, në disa raste, njerëzit dogjën ose përdhosën Kuranin Famëlartë, veprime që çuan në tensionimin e marrëdhënieve të këtyre dy vendeve dhe vendeve islame dhe shkaktuan zemërim të gjerë në botën islame. Kjo bëri që këto dy vende të marrin masa më të forta të sigurisë.