Orban kritikon strategjinë e Perëndimit në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147970-orban_kritikon_strategjinë_e_perëndimit_në_ukrainë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën në Ukrainë deri më tani dhe se gjëja më e rëndësishme është ndalimi i gjakderdhjes.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Gusht 26, 2023 21:08 Europe/Tirane
  • Orban kritikon strategjinë e Perëndimit në Ukrainë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën në Ukrainë deri më tani dhe se gjëja më e rëndësishme është ndalimi i gjakderdhjes.

Sipas tij, kjo nuk mund të fillojë me krijimin e një plani paqësor, siç e propozon komuniteti liberal, por me armëpushim, pas së cilit duhet të kalojmë në negociata për paqen. Orban tha se lufta duhej të lokalizohej, në vend që të “globalizohej”, por vetëm Hungaria e ka mbrojtur këtë qëndrim. Strategjia perëndimore e inkurajimit të ukrainasve që të luftojnë dhe të japin jetën e tyre “ndërsa ne ofrojmë para, informacion dhe armë” nuk funksionon, tha Kryeministri hungarez. Ai shtoi se kjo strategji nuk mjafton për të mposhtur Rusinë, por edhe se nuk ka strategji të re. Hungaria ka paguar një çmim të madh për “defektet në planifikim dhe strategji”, tha Orban. Qeveria hungareze beson se është e nevojshme t’i jepet fund ‘operacioneve ushtarake’ sa më shpejt të jetë e mundur dhe më pas të vazhdohet me zhvillimin e një plani paqeje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.