Zelensky pret më shumë ndihma për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148008-zelensky_pret_më_shumë_ndihma_për_ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2023 16:46 Europe/Tirane
  • Zelensky pret më shumë ndihma për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.

Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa crise të Moskës. Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”. “Artileri, autoblinda, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe pajisje të nevojshme”, shkroi ai. “Partnerët tanë janë informuar për nevojat tona. Ne po presim që ata të marrin vendime”, shtoi presidenti ukrainas. Gjatë ditëve të fundit, Finlanda, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia kanë njoftuar paketa të reja të ndihmës financiare dhe ushtarake për Kievin.” Presidenti i Ukrainës falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për sanksionet e fundit kundër Rusisë dhe shprehu shpresën se më shumë vende do të ndjekin masa të ngjashme. Ushtria ukrainase tha po ashtu se po vazhdon kundërofensivën në Melitopol në rajonin e Zaporizhzhias. Ky qytet i rëndësishëm, u mor nga Rusia pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar.