Gusht 29, 2023 09:15 Europe/Tirane
  • Rritja e numrit te emigrantëve të paligjshëm, telashe për Italinë

Kryeministrja e Italisë tha: Rritja e emigracionit të paligjshëm është bërë problem për Italinë.

Sipas IRNA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni të hënën tha se vendi i saj është nën presion për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së emigrantëve të paligjshëm. Meloni tha se politikat e emigracionit të qeverisë së saj janë në rrugën e duhur. Sipas kryeministres italiane, statistikat tregojnë se numri i emigrantëve në vitin 2023 është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar. Disa vëzhgues besojnë se qeveria italiane ka dështuar në trajtimin e çështjes së emigrantëve, ndërsa Italia akuzon vendet e BE-së se nuk respektojnë angazhimet e tyre për të pranuar azilkërkuesit. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, numri më i madh i emigrantëve që kanë hyrë deri më tani në këtë vend janë nga Bregu i Fildishtë, i ndjekur nga ata nga Guinea, Pakistani, Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi. Pas ardhjes në pushtet, qeveria e krahut të djathtë të Italisë është përpjekur të zhvendosë emigrantët në ishuj dhe rajone të tjera përveç Lampedusës dhe Siçilisë. Organizatat joqeveritare thonë se kjo politikë rrit kostot e transportit të emigrantëve dhe shumëfishon problemet e tyre.

Tags