Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
(last modified Sat, 23 Sep 2023 18:56:02 GMT )
Shtator 23, 2023 20:56 Europe/Tirane
  • Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shtuar.

Ka pasur shumë thirrje, përfshirë edhe nga liderët e vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, që një lloj “integrimi para anëtarësimit“ të përdoret për t’i përafruar vendet kandidate me BE-në, edhe para se ato të bëhen formalisht vende anëtare. Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha. Por në BE besojnë se ekziston mundësia që, pa ndryshuar traktatet, ky bashkëpunim të forcohet, duke përfshirë këto shtete në takime të përbashkëta, grupe punuese, projekte të ndryshme të infrastrukturës, prokurime të përbashkëta deri te bashkëpunimi në politika sociale dhe ekonomike. Ndërkohë, Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për të pranuar anëtarë të rinj. Ekspertët shkruajnë se deri në vitin 2030, BE duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin. Urgjenca në hapat për zgjerimin e BE është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE. Ky fakt i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia. Lufta në Ukrainë e vuri në tryezë edhe çështjen e nisjes së negociatave të BE me Ukrainën.

 

Tags