Hungaria i kërkon Kievit të rivendosë “të drejtat e pakicës hungareze”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i148952-hungaria_i_kërkon_kievit_të_rivendosë_të_drejtat_e_pakicës_hungareze
Hungaria nuk do ta mbështesë Kievin në asnjë çështje nga çështjet ndërkombëtare për sa kohë që “Ukraina të mos rivendosë të drejtat e mëparshme për hungarezët etnikë në territorin e saj”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2023 16:46 Europe/Tirane
  • Hungaria i kërkon Kievit të rivendosë “të drejtat e pakicës hungareze”

Hungaria nuk do ta mbështesë Kievin në asnjë çështje nga çështjet ndërkombëtare për sa kohë që “Ukraina të mos rivendosë të drejtat e mëparshme për hungarezët etnikë në territorin e saj”.

Tensionet midis Hungarisë dhe Ukrainës janë rritur, kryesisht lidhur me atë që Budapesti e sheh si kufizim në të drejtat e rreth 150,000 hungarezëve etnikë për të përdorur gjuhën e tyre amtare veçanërisht në arsim, tha kryeministri Viktor Orban në parlament. Kjo mosmarrëveshje buron nga ligji i Ukrainës i vitit 2017, i cili vendosi kufizime në përdorimin e gjuhëve të pakicave etnike nëpër shkolla.