Armenia kërkon sanksionimin e Republikës së Azerbajxhanit nga Bashkimi Evropian
Në një fjalim, përfaqësuesi i Armenisë në Bashkimin Evropian kërkoi nga Brukseli që të sanksionojë Republikën e Azerbajxhanit për shkak të operacioneve ushtarake në rajonin e Nagorni-Karabakh.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, "Tigran Balayan", përfaqësuesi i Armenisë në Bashkimin Evropian, të hënën tha se mundësia e sulmit të Republikës së Azerbajxhanit ndaj Armenisë është e pashmangshme dhe bëri thirrje për sanksionimin e Bakusë nga ana e Bashkimit Europian. Balayan gjithashtu sugjeroi që ky bashkim të vendosë sanksione të tilla si vendosja e tavanit të çmimit për eksportet e naftës dhe gazit dhe pezullimi i negociatave me Bakunë me qëllim që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit. Përfaqësuesi i Armenisë në Bashkimin Evropian gjithashtu kërkoi nga Perëndimi që të dërgojë më shumë ndihma për sigurinë në Armeni. Balayan më tej theksoi: Sulmi i mundshëm i Azerbajxhanit ndaj Armenisë nuk është vetëm opinion i Jerevanit, por është konfirmuar nga shumë ekspertë si dhe nga shtetet anëtare të BE-së. Gjatë një operacioni ushtarak në rajonin malor të Karabakut, ushtria e Republikës së Azerbajxhanit ka shkaktuar migrimin e detyruar të më shumë se 100.000 armenëve që jetojnë në këtë rajon. Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik. Bakuja nga ana e saj ka theksuar se nuk ka ndërmend të sulmojë Armeninë.