Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, irriton Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149246-armenia_vendos_t’i_bashkohet_gjykatës_penale_ndërkombëtare_irriton_rusinë
Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, një institucion që në fillim të këtij viti, paditi presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 03, 2023 21:08 Europe/Tirane
  • Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, irriton Rusinë

Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, një institucion që në fillim të këtij viti, paditi presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Vendimi ka të ngjarë të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet e përkeqësuara të Armenisë me aleatin e saj Rusinë. Muajin e kaluar Moska i quajti përpjekjet e Jerevanit për të njohur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një “hap jomiqësor”. Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si Statuti i Romës mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë Presidentin rus Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin e tyre. Zyrtarët armenë thonë se përpjekja për t’iu bashkuar gjykatës, nuk ka të bëjë me Rusinë, po është nxitur nga agresioni i Azerbajxhanit kundër vendit të tyre.