Tetor 07, 2023 10:17 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë mosmarrëveshjet për çështjen e emigrantëve mes anëtarëve të Bashkimit Evropian

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan të premten në qytetin spanjoll të Granadës, ku kriza e emigrantëve ishte në krye të agjendës.

Bashkimi Evropian është i ndarë midis vendeve që mbështesin nismat e Brukselit për shpërndarjen e emigrantëve midis anëtarëve dhe vendeve si Hungaria apo Polonia, qeveritë e ekstremit të djathtë të të cilave e shohin fluksin e të huajve (imigrantëve) si një kërcënim. Ndërsa Hungaria dhe Polonia kundërshtojnë një marrëveshje të hartuar nga BE për të bërë ndryshime në kornizën për të trajtuar çështjen e emigracionit të paligjshëm, blloku po përballet me flukse masive të emigrantëve. BE-ja shpreson që të arrijë një marrëveshje përpara raundit të ardhshëm të zgjedhjeve të vendeve anëtare të BE-së, për ta kthyer këtë marrëveshje në ligj. Kryeministri hungarez Viktor Orbán në margjinat e takimit të Grenadës, duke theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje për emigracionin midis anëtarëve të BE, shtoi: Më parë ishte vendosur që çdo anëtar të vepronte në mënyrë të njëanshme për çështjen e emigracionit, por ky vendim u ndryshua me propozimin që u paraqit në mbledhjen e mëparshme të anëtarëve të BE-së. Aktualisht vijon të rritet numri i futjes së emigrantëve të paligjshëm në Itali. Qeveria spanjolle, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, të mërkurën e kaluar në llogarinë e saj të përdoruesit "Presidenca spanjolle e Këshillit të Bashkimit Evropian" në median sociale X (ish-Tëitter) shkroi: Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rregulloret që lidhen me krizat dhe situatat emergjente në fushën e emigracionit dhe azilit. Kjo marrëveshje konsiderohet si një hap drejt reformimit të politikave të Bashkimit Evropian për azilin dhe emigracionin, pasi mënyra e përballjes me valën e azilkërkuesve është kthyer në një çështje të diskutueshme mes anëtarëve të Bashkimit Evropian. Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje tha: Zhvillimet e së mërkurës tregojnë solidaritet midis anëtarëve të BE-së në rast krize.

Tags