Komisioni Evropian trefishon ndihmën humanitare për Gazën
(last modified Sun, 15 Oct 2023 08:12:15 GMT )
Tetor 15, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Komisioni Evropian trefishon ndihmën humanitare për Gazën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të shtunën në mbrëmje njoftoi se Komisioni ka trefishuar ndihmën e tij humanitare për Gazën.

Sipas IRNA, Ursula von der Leyen të shtunën në mbrëmje pati një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, si pjesë e kontakteve të saj të vazhdueshme me liderët rajonalë dhe organizatat ndërkombëtare. Pas bisedës dhe konsultimit me Guterres, kreu i Komisionit Evropian njoftoi:  Komisioni Evropian ka vendosur të rrisë menjëherë paketën aktuale të ndihmës humanitare për Gazën me 50 milionë euro. Ajo shtoi:  Në këtë mënyrë shuma e këtyre donacioneve do të arrijë në më shumë se 75 milionë euro në total. Kreu i Komisionit Evropian theksoi:  Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre për të siguruar që kjo ndihmë të arrijë tek njerëzit e Rripit të Gazës. Von der Leyen vuri në dukje se:  Ne po punojmë shumë për të siguruar që të mbështesim civilët e pafajshëm të Gazës duke vënë në dispozicion ndihma humanitare. Jens Lenarchic, personi përgjegjës për menaxhimin e krizave dhe ndihmës humanitare në Komisionin Evropian, nga ana e tij deklaroi: Komisioni po bën çmos për të ofruar mbështetje humanitare për civilët në Rripin e Gazës. Duke theksuar domosdoshmërinë e sigurimit të aksesit të sigurt dhe të pakufizuar në ndihmën humanitare për banorët e Rripit të Gazës, ai shtoi: Ky trefishim i mbështetjes humanitare të BE-së do të ndihmojë të sigurohet që civilët në Gaza të mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore. Me nisjen e operacionit "Stuhia Al-Aksa" në ditën e tetë dhe me fitoret e shumta të luftëtarëve të rezistencës në betejën kundër regjimit sionist, bombarduesit e regjimit izraelit me urdhër të liderëve të Tel Avivit bombarduan furishëm zonat e banuara, qendrat mjekësore, xhamitë dhe vendet e grumbullimit të refugjatëve palestinezë në Gaza. Regjimi i rremë sionist, përpjekjet e të cilit për të ndalur operacionet e rezistencës në territoret e pushtuara deri më tani kanë dështuar dhe liderët e këtij regjimi janë ende në tronditje nga dështimi i pashembullt i tyre përballë rezistencës palestineze, vazhdojnë të sulmojnë civilët palestinezë dhe kanë kërkuar migrimin e detyruar të palestinezëve për ta kthyer Gazën në një tokë të djegur. Sipas statistikave të fundit të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, sulmet e regjimit sionist në zonat me popullsi të dendur të Rripit të Gazës kanë lënë 2215 dëshmorë dhe 8714 të plagosur.

Tags