Zemërimi i Rusisë për shkak të indiferencës së Amerikës ndaj Palestinës
(last modified Fri, 20 Oct 2023 09:28:08 GMT )
Tetor 20, 2023 11:28 Europe/Tirane
  • Zemërimi i Rusisë për shkak të indiferencës së Amerikës ndaj Palestinës

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj indiferencës së Uashingtonit ndaj vuajtjeve të civilëve në Palestinë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA të enjten, Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se është e qartë se Uashingtoni nuk kujdeset për vuajtjet e civilëve në Palestinë dhe kundërshtoi çdo nismë humanitare që në fillim. Ministria shtoi se politika e dështuar e Amerikës shkaktoi përshkallëzimin katastrofik të krizës aktuale në Palestinë.  Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar të gjitha përpjekjet në kuadrin e zgjidhjes së krizës së Azisë Perëndimore dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë injoruar sistematikisht procesin e paqes dhe aspiratat legjitime të palestinezëve për të pasur një shtet të pavarur që iu premtua në vitin 1947.  Regjimi sionist, i cili në ditët e fundit ka pësuar një disfatë tronditëse dhe të turpshme në fushën e betejës me rezistencën palestineze, me një akt çnjerëzor ka mbyllur të gjitha kalimet e Gazës për të detyruar rezistencën palestineze që të ndalojë operacionin e guximshëm " Stuhia Al-Aksa”.  Qeveritë perëndimore kanë deklaruar solidaritet me regjimin sionist, ndërsa kanë dënuar forcat e rezistencës, që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa.  Krerët e regjimit sionist, të cilët janë ende të tronditur nga disfata përballë rezistencës palestineze, vazhdojnë të vënë në shënjestër civilët e Gazës; Sipas statistikave të fundit, më shumë se 3500 palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra, janë martirizuar në sulmin e Tel Avivit në Gaza dhe 9042 palestinezë të tjerë janë plagosur nga bombardimet e pushtuesve kriminelë.

Tags