Protestuesit në ICC kërkojnë gjykimin e Netanyahut si kriminel lufte
Mbështetësit e Palestinës kanë mbajtur një demonstratë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke bërë thirrje për veprim kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Aktivistët e organizatës Justice Now të hënën pasdite u mblodhën në një urë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "Netanyahu është një kriminel lufte".
Otis, një zëdhënës i grupit, tha se organizata "qëndron me njerëzit e shtypur kudo në botë".
“Është i njëjti sistem shtypjeje që krijon krizën klimatike që po e shkakton edhe këtë krizë”, shtoi ai.
Demonstruesit denoncuan gjithashtu kryeministrin holandez Mark Rutte, i cili ishte në Izrael për t'u takuar me Netanyahun. ICC po heton krimet e kryera nga autoritetet izraelite në Rripin e Gazës që datojnë që nga viti 2014. Hetimi mbulon gjithashtu luftën aktuale në Gaza.