Guterres: Palestinezët kanë jetuar nën një pushtim mbytës për 56 vjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150322-guterres_palestinezët_kanë_jetuar_nën_një_pushtim_mbytës_për_56_vjet
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me operacionin e Hamasit më 7 tetor kundër regjimit sionist, deklaroi: “Ky "sulm” ndodhi si rezultat i 56 viteve të “pushtimit mbytës” të popullit të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 24, 2023 17:35 Europe/Tirane
  • Guterres: Palestinezët kanë jetuar nën një pushtim mbytës për 56 vjet

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me operacionin e Hamasit më 7 tetor kundër regjimit sionist, deklaroi: “Ky "sulm” ndodhi si rezultat i 56 viteve të “pushtimit mbytës” të popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, sot të martën bëri thirrje për vëmendje ndaj rrethanave që shkaktuan operacionin "Stuhia Al-Aksa" të 7 tetorit kundër regjimit sionist.

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sulmoi regjimin sionist më 7 tetor në një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa". Nga ana tjetër, regjimi sionist ka filluar bombardimin pa pushim kundër Rripit të Gazës që nga ajo ditë.

Antonio Guterres tha se sulmet e 7 tetorit nuk justifikojnë masakrën që po kryhet kundër popullatës civile në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu tha: “Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen dhe rrëmbimin e civilëve apo gjuajtjen e raketave në pozicionet civile”.

Dy ditë pas operacionit të Hamasit, regjimi sionist njoftoi se e ka vendosur Rripin e Gazës në një rrethim të plotë dhe pasi ka ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike për qytetarët, ka ndaluar hyrjen e karburanteve në këtë zonë.

“Rezervat e karburantit në Rripin e Gazës do të mbarojnë brenda disa ditësh dhe kjo do të çojë në një katastrofë humanitare”, - tha Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se ndihmat humanitare duhet të hyjnë në Rripin e Gazës pa kufizime.

Guterres tha se asnjë nga palët në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin humanitar. Ai gjithashtu kërkoi që të ndërmerren masa kundër "anti-semitizmit" dhe islamofobisë.