Amerika sulmon disa objektiva në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150478-amerika_sulmon_disa_objektiva_në_lindje_të_sirisë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëri të ditur se mëngjesin e së premtes ky shtet ka sulmuar 2 objektiva në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 27, 2023 14:05 Europe/Tirane
  • Amerika sulmon disa objektiva në lindje të Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëri të ditur se mëngjesin e së premtes ky shtet ka sulmuar 2 objektiva në Siri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se pas një sërë sulmesh kundër ushtarëve amerikanë në Irak dhe Siri, Shtetet e Bashkuara të premten herët në mëngjes sulmuan 2 objektiva në Siri. Sipas Al Jazeera, Sekretari amerikani Mbrojtjes në një deklaratë pohoi: Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt dhe nuk kanë asnjë qëllim apo dëshirë për t'u përfshirë në armiqësi të mëtejshme, por sulmet kundër forcave amerikane janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. Duke theksuar se këto sulme ishin të kufizuara në mbrojtjen e ushtrisë amerikane, Austin pohoi: Këto sulme janë të ndara nga konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit dhe nuk e ndryshojnë qasjen tonë ndaj konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas Al Jazeera, John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, më parë në përgjigje të sulmeve me raketa dhe dronë ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri kishte paralajmëruar se Uashingtoni do t'u përgjigjet këtyre sulmeve. Zyrtarët e Pentagonit njoftuan se forcat amerikane janë sulmuar 17 herë në 10 ditët e fundit në Irak, Siri dhe Detin e Kuq. Zëdhënësi i Pentagonit Patrick Ryder gjithashtu tha: 22 pjesëtarë të personelit amerikan pësuan lëndime të lehta fizike nga sulmet dhe janë rikthyer në detyrë pas trajtimit, por 19 prej tyre pësuan edhe dëmtime traumatike në tru (TBI).