Miratohet projekt-rezoluta e vendeve arabe në mbështetje të Gazës
(last modified Sat, 28 Oct 2023 07:00:55 GMT )
Tetor 28, 2023 09:00 Europe/Tirane
  • Miratohet projekt-rezoluta e vendeve arabe në mbështetje të Gazës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten miratoi projekt-rezolutën e propozuar nga vendet arabe dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe ndërprerje të armiqësive në Gaza.

Kjo rezolutë u miratua me 120 vota pro kundër 14 vota kundër dhe 45 abstenime. Regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër kësaj rezolute. Veprimi i Kanadasë për të fituar mbështetje për regjimin izraelit dhe për të penguar miratimin e rezolutës së propozuar nga vendet arabe në lidhje me konfliktet midis rezistencës palestineze dhe regjimit sionist, dështoi. Nga ana tjetër, Kanadaja, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, paraqiti një amendament në rezolutën e propozuar nga arabët dhe bëri thirrje për dënimin e atyre që i quajti "sulmet tragjike nga Hamasi dhe marrja e pengjeve". Por ky amendament mori vetëm 88 vota pro dhe 55 vota kundër dhe 23 abstenime. Operacioni i stuhisë Al-Aksa ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa lajmet flasin për intensifikimin e sulmeve brutale të regjimit sionist ndaj Gazës dhe kjo zonë bombardohet nga toka dhe qielli nga armët vdekjeprurëse të regjimit të aparteidit.

Tags