Tel Avivi ka tërhequr diplomatët e tij nga Turqia
Pas fjalëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kundër regjimit sionist, burimet e lajmeve raportuan për tërheqjen e diplomatëve sionistë nga Turqia.
Pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kundër regjimit sionist të shtunën, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen thirri diplomatët e tij nga Ankaraja.
Eli Cohen ka shkruar në rrjetin social “X” se ka tërhequr diplomatët izraelitë nga Turqia. Cohen ka shtuar se ky veprim është ndërmarrë për të rivlerësuar marrëdhëniet Izrael-Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot: Hamasi nuk është një grup terrorist dhe theksoi se është regjimi izraelit ai që mbështet terroristët në Siri dhe Irak.
Presidenti i Turqisë theksoi: “Izraeli nuk do të mbijetojë për tre ditë pa mbështetjen e vendeve perëndimore; Zyrtarët perëndimorë janë shurdh e memecë ndaj thirrjeve për ndalim të vrasjeve në Gaza dhe kërkesave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.