Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150840-erdogan_izraeli_po_kryen_krime_kundër_njerëzimit_në_gaza
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të krimeve kundër njerëzimit të Izraelit në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite në katër javët e fundit kanë vrarë më shumë se 9200 palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 03, 2023 19:54 Europe/Tirane
  • Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit në Gaza

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të krimeve kundër njerëzimit të Izraelit në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite në katër javët e fundit kanë vrarë më shumë se 9200 palestinezë.

Duke folur në një samit në kryeqytetin e Kazakistanit Astana të premten, Erdogan tha se regjimi okupues i Izraelit ka kryer "krime kundër njerëzimit" për 28 ditë në territorin e rrethuar palestinez.

"Nuk ka asnjë koncept që mund të shpjegojë ose justifikojë brutalitetin që kemi dëshmuar që nga 7 tetori," tha ai duke iu referuar ditës kur Izraeli filloi sulmet e tij të pamëshirshme ajrore në Rripin e Gazës.

“Për ta thënë troç: krime kundër njerëzimit janë kryer në Gaza për saktësisht 28 ditë,” tha ai.

“Prioriteti ynë është të vendosim shpejt një armëpushim humanitar”, tha lideri turk.

Erdogan tha se qeveria e tij po punonte për “mekanizma të rinj që do të garantojnë sigurinë e të gjithëve, pavarësisht nëse janë myslimanë, të krishterë apo hebrenj”.

Ai shtoi: "Përpjekjet tona për të hedhur bazat për një konferencë ndërkombëtare të paqes vazhdojnë."