Nëntor 09, 2023 09:08 Europe/Tirane
  • Guterres: Situata në Gaza është katastrofike

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi nevojën për një armëpushim humanitar dhe mbërritjen masive të ndihmave në Gaza dhe tha:   Situata në Gaza është "e tmerrshme" dhe "katastrofike".

Sipas IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të mërkurën tha se mijëra jetë janë humbur në Gaza brenda pak ditësh dhe shtoi:  Karburanti ende nuk lejohet në Gaza, uji është "jashtëzakonisht i kufizuar" dhe spitalet janë në mungesë ilacesh. Ai i konsideroi operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza qartësisht të gabuara dhe shtoi: I kërkoj Izraelit të respektojë ligjet e luftës. Guterres vazhdoi:  Është e rëndësishme që Izraeli të kuptojë se nuk është në interesin e Izraelit të shikojë pamjen e tmerrshme të nevojës së popullit palestinez për ndihmë humanitare. Ai deklaroi:  Imazhe të tilla nuk e ndihmojnë Izraelin në opinionin publik në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha:  “Ne kemi parë mijëra fëmijë të vrarë në Gaza brenda pak ditësh, që do të thotë se ka diçka nuk shkon me mënyrën se si kryhen operacionet ushtarake të Izraelit. Autoritetet palestineze kanë raportuar vdekjen e 10,569 personave që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa dhe 40% e këtyre njerëzve janë fëmijë.

Tags