Irani thekson ngritjen e nivelit të bashkëpunimit midis anëtarëve të ECO
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në Samitin e 16-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik ECO tha se ECO është ende mekanizmi më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm i bashkëpunimit ekonomik në rajonin tonë.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi të enjten në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik "Eco" në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, shtoi se vlerësimi ynë për procesin e bashkëpunimit është pozitiv dhe jemi dëshmitarë të rritjes së interesit të vendeve anëtare në forcimin e marrëdhënieve rajonale në formën e organizatës ECO. Takimi i krerëve të ECO-s mbahet çdo dy vjet për miratimin e udhëzimeve të përgjithshme dhe duket se duke pasur parasysh se Teherani do të marrë presidencën e kësaj organizate në vitin 2024, takimi i radhës i krerëve të ECO-s do të mbahet në Iran në vitin 2025. ECO ka një pozicion të veçantë për Republikën Islamike të Iranit, si një nga vendet themeluese dhe mikpritëse e sekretariatit të kësaj organizate, sepse thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik me fqinjët, vendet e rajonit dhe vendet aziatike është ndër prioritetet e diplomacisë së ekonomisë të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit; Organizatat shumëpalëshe dhe rajonale si organizata ECO kanë një vend të veçantë në këtë strategji dhe forcimi i rolit dhe pozicionit të tyre si përshpejtues për bashkëpunimin dypalësh dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik të rajonit është në qendër të përpjekjeve të Republikës Islamike të Iranit. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik ECO është një organizatë rajonale dhe përfshin Iranin, Pakistanin, Turqinë, Afganistanin, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Turkmenistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Sipas statusit të kësaj organizate, ECO përpiqet të përmirësojë kushtet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendeve anëtare, të heqë gradualisht barrierat tregtare në rajon, të përgatisë një program të përbashkët për zhvillimin e burimeve njerëzore në këto 10 vende, si dhe të përshpejtojë zhvillimin e programit të transportit dhe komunikimit. ECO ka karakteristika të rëndësishme si një popullsi prej gjysmë miliardësh, pronësinë e një të tretës së burimeve energjetike të botës, një pozicion unik komunikimi midis Evropës, Kinës dhe Rusisë me Gjirin Persik dhe Oqeanin Indian. Promovimi i tregtisë ndër rajonale është një nga prioritetet e organizatës ECO dhe Republika Islamike e Iranit po kërkon gjithashtu seriozisht të përmirësojë tregtinë në rajon dhe të rrisë pjesën e tregtisë ndër-rajonale nga 7 për qind që është aktualisht në 20 për qind. Irani konsiderohet si një nga eksportuesit kryesorë në ECO dhe për këtë arsye çdo lehtësim në fushën e tregtisë në ECO do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë për eksportuesit iranianë hyrjen në tregjet rajonale; Në shtatë muajt e parë të këtij viti, bilanci tregtar i Iranit me anëtarët e tjerë të ECO-së arriti në 1.6 miliardë dollarë, që tregon një rritje prej 18% në peshë dhe 4.5% në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, duhet patur parasysh se pavarësisht avantazhit gjeografik dhe potencialit të madh të ECO-së, për arsye të ndryshme kapacitetet potenciale të këtij blloku ekonomik nuk janë realizuar ende, p. sh. pesha tregtare e këtij blloku ekonomik në tregtinë botërore, është rreth 4% dhe sasia e tregtisë brenda rajonit të ECO është rreth 7 për qind. Për këtë arsye, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka diskutuar për çështje të tilla si liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë ndër-rajonale, forcimi dhe kompletimi i rrjeteve rajonale të transportit, zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e tranzitit dhe tregtisë së energjisë, duke përfituar nga përfitimet dhe privilegjet e ekonomisë dixhitale dhe të bazuar në dije, si dhe ngritjen e një sistemi të ri financiar për shkëmbimet ekonomike në rajon. Kjo e ka bërë të nevojshme përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit në ECO dhe gjithashtu ngritjen e rangut dhe dinjitetit të kësaj organizate në rajon dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.