Demonstrata e mbështetësve të Palestinës në vende të ndryshme të botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i151638-demonstrata_e_mbështetësve_të_palestinës_në_vende_të_ndryshme_të_botës
Me sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse të regjimit sionist në Gaza dhe bombardimet e pamëshirshme të zonave të banuara dhe spitaleve, protestat kundër dhunës së okupatorëve sionist vazhdojnë në mbarë botën dhe bota me një zë thotë se dëgjon zërin e Gazës dhe është duke u përpjekur të detyrojnë liderët të veprojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2023 07:04 Europe/Tirane
  • Demonstrata e mbështetësve të Palestinës në vende të ndryshme të botës

Me sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse të regjimit sionist në Gaza dhe bombardimet e pamëshirshme të zonave të banuara dhe spitaleve, protestat kundër dhunës së okupatorëve sionist vazhdojnë në mbarë botën dhe bota me një zë thotë se dëgjon zërin e Gazës dhe është duke u përpjekur të detyrojnë liderët të veprojnë.

Populli amerikan doli në rrugë për të mbështetur popullin e Gazës dhe për të dënuar veprimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez. Mijëra studentë nga e gjithë Britania e Madhe gjithashtu lanë klasat e tyre dhe marshuan të premten në shenjë proteste kundër masakrës së popullit të Gazës nga regjimi sionist dhe për të deklaruar solidaritet me popullin e shtypur të Palestinës. Edhe populli libian ka protestuar në kryeqytetin Tripoli në mbështetje të popullit të Gazës. Protestuesit kundërshtuan vazhdimin e pushtimit sionist të Gazës dhe vrasjen e banorëve të këtij rajoni. Qindra mijëra jordanezë dolën në rrugë në një demonstratë të titulluar "Amerika në krye të terrorizmit" dhe dënuan pjesëmarrjen e këtij vendi në krimet e Izraelit në Gaza.  Demonstratat e mbështetësve palestinezë mbahen ndërsa sulmet e regjimit sionist kundër popullit të Gazës vazhdojnë. Numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist ka arritur në rreth 12 mijë, prej të cilëve 4710 fëmijë dhe 3160 gra.