Ekonomist: Sulmi ndaj spitalit al-Shifa nuk justifikohet me asnjë ligj
Duke iu referuar pretendimeve të regjimit sionist për spitalin al-Shifa, gazeta Economist shkroi se cilido qoftë teksti i qartë i ligjit të kohës së luftës në lidhje me objektet mjekësore, janë të shumtë ata që gjetjen e disa armëve dhe granatave nuk e konsiderojnë si justifikim për pushtimin e spitalit më të madh në Gaza.
Kjo gazetë thekson: Ligjet e luftës ofrojnë mbrojtje të veçantë për spitalet, por ata e humbin këtë mburojë nëse përdoren për veprime të dëmshme. [Regjimi] Izraeli pretendon se al-Shifa, spitali më i madh i Gazës, ishte një qendër kryesore komanduese për Hamasin. Në orët e para të 15 nëntorit, nga një prej dyerve të këtij spitali kanë hyrë pjesëtarët e “Shaldog”, një repart i ushtrisë izraelite. Më poshtë raporti thotë: Deri më tani, ka pak dëshmi për ekzistencën e një objekti të madh ushtarak që i përket Hamasit në këtë spital. Ditët në vijim do të përcaktojnë nëse Izraeli ka gjetur një qendër komandimi të Hamasit apo jo. Për palestinezët, vënia në shënjestër e një spitali tregon se Izraeli nuk u kushton rëndësi vuajtjeve të popullit të Gazës. Nëse Tel Avivi nuk arrin të justifikojë akuzat e tij kundër al-Shifa, operacionet e tij tokësore në Rripin e Gazës do të dobësohen. Më 27 tetor, ushtria sioniste pretendoi se al-Shifa, e cila është në zemër të qytetit të Gazës, është qendra e aktivitetit të Hamasit në këtë rrip. Ata pretenduan se në spital kishte disa objekte nëntokësore të përdorura nga udhëheqësit e Hamasit, duke përfshirë një qendër kontrolli për njësinë e sigurisë së brendshme të Hamasit dhe qendrat e komandës për të menaxhuar zjarrin e drejtpërdrejtë të raketave, qendrat komanduese dhe depot e rezervave të armëve. Zyrtarët sionistë pretendojnë se Hamasi filloi ndërtimin e këtyre objekteve në vitin 2007. Ata gjithashtu thanë se spitali kishte disa kate dhe hapësira për disa qindra njerëz. Pretendimi i ushtrisë sioniste është se në spitalin al-Shifa ka gjetur “materiale inteligjente, teknologji dhe pajisje ushtarake, qendra kontrolli dhe komandimi dhe pajisje komunikimi”. Ushtria e regjimit ka publikuar foto të armëve, municioneve dhe raketave antitank dhe pretendon se i ka gjetur në departamentin e MRI-së si dhe në hyrjen e një tuneli. Në të njëjtën kohë, Izzat al-Rashq, anëtar i zyrës politike të Hamasit, në një fjalim të tij theksoi se rezistenca ka transferuar për trajtim shumë të burgosur armik në spitale. Izzat al-Rashq gjithashtu shtoi: Ne rrezikuam jetën e luftëtarëve tanë për të siguruar trajtimin e të burgosurve izraelitë në spitale. Kujdesi ndaj robërve dhe trajtimi i tyre dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore është një gjë pozitive për ne, jo diçka që na vë në dyshim.