Turqia: Pacientët me kancer nga Gaza mbërritën në Ankara
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë njoftoi pranimin e 150 pacientëve palestinezë dhe shoqëruesve të tyre në spitalet e vendit.
Pasi spitali i vetëm për trajtimin e sëmundjeve të kancerit në Rripin e Gazës ndërpreu shërbimin për shkak të sulmeve brutale të regjimit sionist, vendet islame janë përpjekur të pranojnë disa nga pacientët palestinezë në tokën e tyre dhe Turqia është një nga këto vende. Sipas Al Jazeera, Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Farahuddin Koka, njoftoi se ‘ne pranuam për trajtim 61 pacientë me kancer dhe 49 nga shoqëruesit e tyre në Ankara’. Pas largimit nga Gaza, këta persona hynë në Egjipt përmes vendkalimit Rafah dhe më pas shkuan në Turqi. Më tej Koka theksoi: Numri i përgjithshëm i pacientëve dhe shoqëruesve të tyre që kanë hyrë në Turqi nga Gaza është mbi 150 persona. Shumë prej këtyre pacientëve duhet të marrin trajtime urgjente gjatë periudhës së tyre të kancerit. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë javën e kaluar njoftoi se Ankaraja planifikon të sjellë në Turqi për trajtim numrin maksimal të pacientëve me kancer të cilët janë aktualisht në Gaza të paaftë për të përfunduar kurën e tyre. Vlerësimi ynë është se këta pacientë janë më shumë se një mijë persona. Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar regjimin sionist dhe qeverinë e Tel Avivit e ka quajtur terroriste. Ai gjithashtu ka shpallur mbështetjen e Ankarasë për popullin palestinez, veçanërisht pacientët e Rripit të Gazës.
 
							 
						 
						