Presidentja e Komisionit Evropian përshëndeti zgjatjen e armëpushimit në Gaza
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të martën në mëngjes përshëndeti zgjatjen e armëpushimit në Gaza.
Sipas Euro Neës, von der Leyen në një deklaratë në llogarinë e saj të mediave sociale X (dikur Tëitter) shkroi: E mirëpres marrëveshjen e arritur për zgjatjen 2-ditore të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Kreu i Komisionit Evropian shtoi: Shpresoj se armëpushimi në Gaza do të lejojë dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në zonën e rrethuar palestineze. Ajo theksoi: Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për të arritur një zgjidhje politike të bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Pak orë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përshëndeti zgjatjen dy-ditore të ndërprerjes së përkohshme të luftimeve në Gaza dhe tha: Kjo është një dritë shprese në mes të errësirës së luftës, por kjo zgjatje nuk mjafton për të përmbushur nevojat e mëdha të popullit të Gazës. Pas skadimit të afatit të marrëveshjes katërditore të armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, Katari, si një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se është arritur marrëveshja mes Hamasit dhe Tel Avivit për zgjatjen e armëpushimit për edhe 48 orë.