Dhjetor 18, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Franca dënon sulmet e kolonëve kundër palestinezëve

Ministri i Jashtëm francez, i cili ndodhet në Palestinën e pushtuar, dënoi sulmet e kolonëve ekstremistë kundër palestinezëve dhe kërkoi ndëshkimin e tyre.

Sipas Mehr, Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, e cila mbërriti dje në Palestinën e pushtuar, në vizitën e në Ramallah, u takua me kryeministrin e Autoritetit Autonom Palestinez, Mohammad Ashtiyeh me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Gaza. Ashtiyeh theksoi rëndësinë e presionit dhe përpjekjeve të Francës për vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe ndalimin e agresionit të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe nevojën për të rihapur të gjitha vendkalimet me këtë rajon për mbërritjen e ndihmave humanitare, ndihmës mjekësore dhe karburantit, veçanërisht për rajonet veriore. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të ushtruar presion për të ndaluar agresionin e pushtuesve dhe kolonëve të tij kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kodsin e pushtuar dhe nevojën për të marrë masa nga Franca kundër kolonëve me shtetësi të dyfishtë franceze dhe izraelite. Gjatë një vizite në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, Catherine Colonna dënoi sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Ministrja e jashtme franceze u tha gazetarëve se kolonët ekstremistë janë një pengesë për zgjidhjen me dy shtete. Ministrja e jashtme franceze theksoi se sulmet e kolonëve kundër palestinezëve nuk janë në interesin e Izraelit. Catherine Colonna gjithashtu bëri thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe vendosjen e një armëpushimi sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Izraelit Eli Cohen ajo tha se vrasja masive e civilëve në këtë rajon në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme. Catherine Colonna sot do të niset për në Liban.

Tags