Dhjetor 21, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Shkon në 15 numri i personave të vrarë në Pragë

Ka shkuar në 15 numri i viktimave të konfirmuar nga sulmi i disa orëve më parë në qendër të Pragës.

Policia çeke ka konfirmuar gjithashtu se trupi i pajetë personit që sulmoi  është gjetur brenda Fakultetit të Universitetit të Pragës.

Numri i personave të plagosur është 24 sipas policisë, ndërsa mes tyre ka të plagosur rëndë.

Mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.

Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, tha policia.

Në një postim në rrjetin “X”, presidenti çek Petr Pavel tha se është i tronditur nga ngjarja, teksa u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Ai falënderoi gjithashtu banorët e Pragës për “respektimin e udhëzimeve të forcave të sigurisë”.

 

Tags