HRW: Izraeli përdor urinë si armë lufte në Gaza
Në raportin e tij të fundit grupi monitorues i të drejtave ‘Human Rights Watch’ e përshkruan taktikën e urisë kolektive të civilëve në Rripin e Gazës si “armë lufte”.
HRW në këtë raport thekson se “Ligji ndërkombëtar, ligji humanitar ligji i luftës, ndalojnë përdorimin e urisë së civilëve si një metodë lufte dhe kjo theksohet edhe në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare, të krijuar pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.
Përdorimi i urisë masive si armë lufte besohej se ishte nga barbarizmat e të shkuarës, teksa strategjia e rrethimeve të kaluara famëkeqe tregonte pasojat e rënda të dënimit kolektiv mbi civilët e pafajshëm, shkruan rrjeti britanik për çështjet arabe Middle Eastern Monitor.
Ndërkohë në Gaza, raportohet se Izraeli po bllokon qëllimisht dërgesat e ujit, ushqimit dhe sendeve të tjera esenciale për rreth 2 milionë banorët e rrethuar të zonës.