Sulm ndaj bazës amerikane në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153090-sulm_ndaj_bazës_amerikane_në_lindje_të_sirisë
Mediat lokale kanë raportuar për një sulm kundër bazës ushtarake amerikane në lindje të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2023 08:59 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj bazës amerikane në lindje të Sirisë

Mediat lokale kanë raportuar për një sulm kundër bazës ushtarake amerikane në lindje të Sirisë.

Sipas rrjetit Al-Mayadeen, dje u sulmua vendndodhja e pushtuesve amerikanë në bazën "Al-Malkiyeh" në veri të "Al-Hasakah". Burime të informuara thanë se grupet irakiane të rezistencës e kanë shënjestruar këtë bazë me disa raketa, por nuk ka raporte për sasinë e dëmeve apo viktima të mundshme. Rezistenca Islamike e Irakut i konsideron Shtetet e Bashkuara përgjegjëse për sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe ka theksuar se do të sulmojë bazat amerikane për sa kohë që vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës. Më parë grupi i njohur si “Rezistenca Islame e Irakut kishte thënë se kishte sulmuar me dronë bazat e pushtuesve amerikan në fushën e naftës “Al-Omar” dhe Fushën e gazit “Conico”.