Amerika sulmon pozicionet e Kataib Hezbollahut në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153158-amerika_sulmon_pozicionet_e_kataib_hezbollahut_në_irak
Pentagoni njoftoi një sulm ajror në pozicionet e grupit irakian të rezistencës Kataib Hezbollah në përgjigje të plagosjes së tre ushtarëve amerikan në një sulm me dron në bazën Harir.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2023 08:35 Europe/Tirane
  • Amerika sulmon pozicionet e Kataib Hezbollahut në Irak

Pentagoni njoftoi një sulm ajror në pozicionet e grupit irakian të rezistencës Kataib Hezbollah në përgjigje të plagosjes së tre ushtarëve amerikan në një sulm me dron në bazën Harir.

Sipas ISNA, të martën, ushtria amerikane njoftoi për një sulm ndaj tre bazave që i përkisnin grupit të rezistencës të Irakut Kataib Hezbollah dhe grupeve të lidhura me të, në përgjigje të serisë së sulmeve kundër bazave amerikane që nga 7 tetori. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke akuzuar Iranin për sulme nga rezistenca irakiane ndaj bazave amerikane, pretendoi se këto sulme ishin në përgjigje të sulmit me dron  që u krye të hënën në bazën Harir, vendndodhjen e ushtarëve amerikanë në rajonin e Kurdistanit të Irakut, pas së cilës u vranë dhe plagosën tre ushtarë, nga të cilët njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Sekretari amerikan i mbrojtjes më tej shtoi: Ndërsa ne nuk kërkojmë të përshkallëzojmë tensionet në rajon, ne jemi plotësisht të përgatitur dhe të përkushtuar për të marrë masat e nevojshme shtesë për të mbrojtur njerëzit dhe objektet tona. Këto deklarata të këtij zyrtari amerikan vijnë në një kohë kur Uashingtoni ka mbështetur plotësisht krimet e luftës të regjimit sionist në Gaza dhe grupet e rezistencës si kundërpërgjigje kanë vënë në shënjestër bazat amerikane në Irak dhe Siri. Media irakiane "Sabrin News" raportoi se një numër i forcave të Al-Hashd al-Shaabi u plagosën në sulmin amerikan ndaj pozicioneve të grupeve të rezistencës irakiane në qendrën e provincës Babil.