Shitja e  armëve amerikane për regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153302-shitja_e_armëve_amerikane_për_regjimin_sionist
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shitjen e një dërgese armësh për regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2023 05:01 Europe/Tirane
  • Shitja e  armëve amerikane për regjimin sionist

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shitjen e një dërgese armësh për regjimin sionist.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u ka njoftuar përfaqësuesve të Kongresit të këtij vendi se për herë të dytë në këtë muaj, ai ka përdorur autoritetin e tij ligjor për të shitur një dërgesë urgjente armësh,  në vlerë 147 milionë dollarë për regjimin sionist duke përfshirë pjesë për prodhimin e plumbave. Sekretari amerikan i Shtetit mori një vendim të ngjashëm më datë 9 të këtij muaji dhe personalisht pranoi t'i shiste regjimit sionist afro 14 mijë predha tankesh me vlerë mbi 106 milionë dollarë. Shitja e armëve për regjimin sionist vjen në një kohë kur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2023, anëtarët e këtij këshilli shprehën shqetësimin për zgjerimin e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës deri në Bregun Perëndimor dhe pjesë të tjera të Azisë Perëndimore.