Uashingtoni:  Ne nuk shohim asnjë shenjë gjenocidi në Gaza!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153516-uashingtoni_ne_nuk_shohim_asnjë_shenjë_gjenocidi_në_gaza!
Qeveria e Joe Biden hodhi poshtë çështjen e gjenocidit ndaj popullit të Gazës nga regjimi sionist dhe pretendoi se Uashingtoni nuk sheh asnjë shenjë në këtë drejtim!
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2024 05:12 Europe/Tirane
  • Uashingtoni:  Ne nuk shohim asnjë shenjë gjenocidi në Gaza!

Qeveria e Joe Biden hodhi poshtë çështjen e gjenocidit ndaj popullit të Gazës nga regjimi sionist dhe pretendoi se Uashingtoni nuk sheh asnjë shenjë në këtë drejtim!

Sipas ISNA,  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi për ankesën e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist të cilin e padit me akuzën e gjenocidit. Ky vend afrikan në ankesën e tij shkroi:  “Izraeli është i përfshirë në akte gjenocidi kundër popullit palestinez në Gaza dhe ka kërcënuar se do të vazhdojë përfshirjen e tij në këto akte. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, Matthew Miller, gjatë një konference për shtyp i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë: Nuk ka asnjë tregues se forcat izraelite kanë kryer gjenocid kundër Palestinës! Ai shtoi: Gjenocidi është sigurisht një krim i urryer; Një nga krimet më të tmerrshme që mund të kryejë çdokush.  Ka pretendime që nuk duhen bërë kaq lehtë dhe përsa i përket SHBA-së, nuk shohim shenja gjenocidi! John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, në përgjigje të kësaj çështjeje tha: Pretendimet kundër Izraelit janë të pabaza! Ankesa e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është e paefektshme dhe e pabazë.