Zyrtari amerikan jep dorëheqje në mbështetje të popullit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i153522-zyrtari_amerikan_jep_dorëheqje_në_mbështetje_të_popullit_të_gazës
Një zyrtar amerikan dha dorëheqjen në shenjë proteste dhe mbështetjeje për Palestinën dhe kundër regjimit izraelit në luftën e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2024 16:08 Europe/Tirane
  • Zyrtari amerikan jep dorëheqje në mbështetje të popullit të Gazës

Një zyrtar amerikan dha dorëheqjen në shenjë proteste dhe mbështetjeje për Palestinën dhe kundër regjimit izraelit në luftën e Gazës.

Sulmet brutale të Izraelit kundër popullit të pambrojtur të Gazës me pretekstin e luftimit të Hamasit filluan më 7 tetor dhe vazhdojnë akoma me mbështetjen e qeverisë amerikane dhe mbështetësve të tjerë të regjimit sionist, sulme të cilat kanë lënë më shumë se 22,000 palestinezë të vdekur dhe mbi 57,000 të plagosur. Gjatë kësaj kohe, në shumë vende, popujt dhe mbështetësit e Palestinës duke mbajtur mitingje dhe marshime proteste kanë shprehur neverinë e tyre për këtë gjenocid të hapur. Shumë figura dhe shtetarë amerikanë gjithashtu kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund mbështetjes së Amerikës për krimet e Izraelit, i cili ende nuk ka sjellë një ndryshim në politikat e Shtëpisë së Bardhë; Ndërkohë, shumë amerikanë i janë bashkuar grupit të mbështetësve të popullit të Gazës dhe vendosjes së armëpushimit dhe i kanë kërkuar qeverisë Biden që t'i japë fund pjesëmarrjes së saj në krimet e Izraelit. Tarik Habash ka thënë:  Unë nuk mund të jem anëtar i një qeverie që mbështet gjenocidin izraelit kundër popullit palestinez.  Sipas NBC Neës; "Tarik Habash", një anëtar i dorëhequr i administratës së Bidenit dhe ndihmës special i Bidenit në Departamentin e Arsimit të SHBA-së, shkroi një letër ku dha dorëheqjen e tij në shenjë proteste ndaj heshtjes së Shtëpisë së Bardhë kundër krimeve të regjimit izraelit.