Janar 09, 2024 09:24 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Amerikën për çdo veprim provokues në rajon

Duke hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Detin e Kuq, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi kundër çdo veprimi provokues ose të papërgjegjshëm të Shteteve të Bashkuara që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Sipas IRNA, Amir Saeed Irvani, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe ambasadorit të Francës në Kombet e Bashkuara, i cili mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit deklaroi:  Në këtë drejtim, Këshilli i Sigurimit duhet të marrë masa vendimtare për të detyruar regjimin izraelit të ndalojë gjakderdhjen, të ndalojë veprimet e tij agresive dhe t'u përmbahet me vendosmëri detyrimeve të tij ndërkombëtare sipas ligjeve humanitare dhe të të drejtave të njeriut. Ai tha se Republika Islamike e Iranit i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e pabaza të bëra në këtë takim.  Këto akuza janë të paprovueshme dhe të paargumentuara. Irvani u shpreh: Republika Islamike e Iranit i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe sigurisë detare dhe lirisë së lundrimit dhe thekson angazhimin e saj të palëkundur për t'iu përmbajtur detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon. Ambasadori iranian theksoi:  Qëllimi i SHBA-së dhe regjimit izraelit për të bërë akuza të tilla të pabaza është i qartë;  Devijimi i vëmendjes ndërkombëtare nga shkaqet kryesore të situatës aktuale të Detit të Kuq; Nga gjenocidi dhe masakra brutale e regjimit izraelit me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara kundër popullit të pafajshëm palestinez në Rripin e Gazës. Irvani shtoi:  Qëllimi kryesor është legjitimimi i të ashtuquajturit "koalicioni detar ndërkombëtar" i udhëhequr nga Uashingtoni për t'i shërbyer qëllimeve të tij politike rajonale dhe për t'i dhënë Izraelit mburojën e nevojshme për të vazhduar krimet e tij të luftës në Gaza. Saeed Irvani në fund theksoi:  Deklaratat e Shteteve të Bashkuara për të ashtuquajturat "të drejtat e lundrimit dhe lirinë e anijeve të të gjitha vendeve në Detin e Kuq" shihen vetëm si një përpjekje për t'u shmangur nga realiteti i zymtë i krimeve të vazhdueshme dhe gjenocidit në Palestinë.

Tags