Arrestohen 325 protestues pro-palestinezë në Nju Jork
Mbështetësit e Palestinës në Nju Jork bllokuan urat dhe tunelet e këtij qyteti duke mbajtur demonstrata në përkrahje të popullit palestinez.
Protestat në Nju Jork në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës u intensifikuan pasi policia arrestoi më shumë se 325 persona që bllokuan urat dhe ndërprenë trafikun në qytet.
Dhjetëra demonstrues nga Bruklini deri te Ura e Manhatanit dhe tuneli Hollandez bllokuan rrugët, duke moslejuar hyrjen dhe daljen nga Manhattan.
Forcat e sigurisë në Nju Jork u përpoqën të shpërndanin protestuesit pro-palestinezë që kishin krijuar një zinxhir njerëzor. Kërkesa kryesore e protestuesve është ndalimi i menjëhershëm i gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe ndalimi i aksionit të SHBA-së për furnizimin e këtij regjimi me armë dhe pajisje.
Demonstruesit thanë se duan të arrestohen në mënyrë që (ndoshta) zëri i tyre të dëgjohet. Protestuesit janë zotuar të vazhdojnë përshkallëzimin e këtyre protestave derisa të vendoset një armëpushim i plotë në Gaza.
Demonstrata të ngjashme janë mbajtur rregullisht në të gjithë SHBA-në për t'i dhënë fund masakrës në Gaza.