Britania dhe Amerika sulmojnë 12 pika në Jemen
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar të premten në mëngjes njoftuan sulmin në më shumë se një duzinë vendesh në Jemen.
Burimet jemenase njoftuan se aeroporti i Sana'a dhe qyteti Taiz janë sulmuar shtatë herë. Qyteti i Hodeidës gjithashtu ishte objektiv i këtyre sulmeve. Mediat jemenase kanë raportuar se qytetet Saada, Sana'a, Dhamar dhe Hodeidah janë shënjestruar nga sulmet ajrore dhe raketore të SHBA dhe Britanisë së Madhe. Një zyrtar amerikan në një bisedë me Reuters pohoi se këto sulme janë kryer me avion, anije dhe nëndetëse. Sipas zyrtarëve amerikanë, objektet e trajnimit, bazat ajrore dhe objektet e mirëmbajtjes së dronëve që i përkasin Ansarullahut të Jemenit janë shënjestruar në këto sulme. Presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë tha se me urdhrin tim dhe bashkëpunimin e Anglisë dhe mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, ne kryem sulme të suksesshme kundër Jemenit.