Janar 22, 2024 08:05 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra francezë protestojnë kundër ligjeve të rrepta të imigracionit

Dhjetëra mijëra francezë, kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të vendit, ku i kërkuan presidentit francez Emmanuel Macron që të mos mbështesë ligjet strikte të imigracionit.

Sipas Associated Press, kjo demonstratë u mbajt ndërsa Këshilli Kushtetues francez të enjten do të vendosë nëse ligji i ri i imigracionit bie në kundërshtim me kushtetutën. Sipas një ligji të ri të imigracionit të miratuar në dhjetor, Franca mund të dëbojë të huajt që i konsideron të padëshirueshëm dhe ta bëjë më të vështirë për të huajt marrjen e përfitimeve të sigurimit dhe të mirëqenies sociale. Rrymat e ekstremit të djathtë thonë se nga këto përfitime duhet të përfitojnë shtetasit francezë dhe jo të huajt. Macron fillimisht mbështeti vendosmërinë e parlamentit francez për miratimin e këtij ligji, por më pas tha se disa nga dispozitat e tij ishin kundër kushtetutës. Gazeta Le Monde së fundmi, duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme franceze, raportoi se Këshilli Kushtetues mund të njohë "rreth 12" klauzola të ligjit të ri të imigracionit si jokushtetuese.

Tags