Janar 30, 2024 08:15 Europe/Tirane
  • Biden urdhëron nisjen e një aksioni ushtarak në Lindjen e Mesme

Faqja e internetit Politico të martën në mëngjes raportoi se presidenti amerikan u kërkoi këshilltarëve të tij të shqyrtonin të gjitha opsionet që ata kanë për parandalimin sa më të madh të sulmeve ndaj forcave të vendit në Azinë Perëndimore.

Faqja e internetit Politico të martën në mëngjes raportoi se presidenti amerikan "Joe Biden" ka urdhëruar nisjen e aksionit ushtarak të vendit në rajonin e Azisë Perëndimore. Sipas Politico, Biden u kërkoi këshilltarëve të tij që të shqyrtojnë të gjitha opsionet që kanë për frenimin sa më të madh kundër sulmeve ndaj forcave të këtij vendi në Azinë Perëndimore dhe natyrisht pa përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Duke cituar disa burime amerikane, Politico shkroi se kjo përgjigje ndaj sulmeve që janë kryer kundër ushtarëve amerikanë në Irak dhe Siri është një valë e gjerë veprimesh kundër një game të madhe objektivash, aksion që ndoshta do të fillojë në dy ditët e ardhshme me dritën jeshile të Bidenit. Raporti gjithashtu pohon: "Opsionet e reagimit ushtarak të Pentagonit përfshijnë sulmin ndaj elementëve iranianë në Siri ose Irak, si dhe objektet detare iraniane në ujërat e Gjirit Persik". Para kësaj, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken të martën në mëngjes kërcënoi se do tu përgjigjen sulmeve kundër ushtrisë së vendit në rajonin e Azisë Perëndimore në kohën dhe vendin e duhur.   Ndërkohë, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, të hënën me kohën lokale para gazetarëve në Uashington shtoi: "Ne nuk po kërkojmë luftë me Iranin dhe përshkallëzimin e tensionit. Por ne me siguri do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe për t'iu përgjigjur siç duhet këtyre sulmeve. Kirby deklaroi: Presidenti i Shteteve të Bashkuara dje dhe sot u takua me Ekipin e Sigurisë Kombëtare dhe po shqyrton opsionet para tij.

Tags