Shkurt 07, 2024 06:58 Europe/Tirane
  • OKB: Izraeli përdor urinë si armë kundër palestinezëve në Gaza

Izraeli po përdor urinë si një "armë" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta që kur Tel Avivi filloi agresionin në territorin e rrethuar palestinez katër muaj më parë, paralajmëroi një ekspert i OKB-së.

Michael Fakhri, Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtën e Ushqimit, tha të martën se regjimi okupues sionist po përdor urinë si një armë në sulmet e tij kundër banorëve të Rripit të Gazës.

“Izraeli po pengon në mënyrë të qartë dhe sistematike aksesin në ushqim për të gjithë civilët në Gaza”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu, të martën.

“Ekipet humanitare të OKB-së raportuan se ndihmesa e të gjithëve që kanë nevojë për ushqim dhe ujë në Gaza është pothuajse e pamundur për shkak të pengimit të ndihmës humanitare nga Izraeli”, shtoi Fakhri.

Ai paralajmëroi se bllokada e imponuar nga Izraeli ndaj ushqimit dhe ujit që hyn në Rripin e Gazës ka çuar në zi buke në rajon, ku 85 përqind e popullsisë është zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës aktuale.

Që prej fillimit të agresionit kundër Gazës, regjimi i Tel Avivit ka vrarë të paktën 27,585 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur 67,000 të tjerë.

Izraeli ka vendosur një rrethim të plotë në territorin me popullsi të dendur, duke ndërprerë karburantin, energjinë elektrike, ushqimin dhe ujin për më shumë se dy milionë palestinezë që jetojnë atje.

 

Tags