Unioni Afrikan i heq statusin e vëzhguesit Izraelit
(last modified Mon, 19 Feb 2024 18:49:45 GMT )
Shkurt 19, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Unioni Afrikan i heq statusin e vëzhguesit Izraelit

Në shkurt 2023, gjatë samitit të mëparshëm të Unionit Afrikan në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, një delegacion izraelit u përjashtua nga Asambleja e Përgjithshme e Unionit Afrikan nga Afrika e Jugut dhe Algjeria, dy vende që ishin kundër pranisë së regjimit të Tel Avivit si anëtar vëzhgues i kësaj organizate afrikane, siç tregohet nga gazeta franceze Le Monde në botimin e saj të së dielës më 18 shkurt.

Një vit pas këtij incidenti diplomatik, lufta në Rripin e Gazës i dha fund këtij debati. “Dosja në lidhje me akreditimin e Izraelit si anëtar vëzhgues është mbyllur”, tha një zyrtare e lartë e Unionit Afrikan.

“Izraeli nuk është i ftuar në samit”, tha, zëdhënësja e presidentes së komisionit të Unionit Afrikan, Ebba Kalondo.

Pas një dekade përpjekjesh diplomatike dhe dy vjet pas akreditimit të tij si anëtar vëzhgues në Unionin Afrikan, Tel Avivi është përjashtuar përfundimisht nga kjo organizatë.

Nga ana tjetër, Unioni Afrikan hapi tapetin e kuq për Kryeministrin e Autoritetit Autonom Palestinez, Mohammad Shtajeh, i cili u duartrokit gjatë nga krerët e shteteve të një kontinenti të angazhuar kryesisht për çështjen palestineze.

“Palestinezët po mbrojnë vendin e tyre ashtu siç ju në Afrikë mbrojtët tokat tuaja kundër kolonializmit”, u tha Mohammad Shtajeh udhëheqësve afrikanë në samitin e Unionit Afrikan.

Këta të fundit dënuan ashpër ofensivën izraelite dhe e konsideroi atë si shkeljen më flagrante të së drejtës ndërkombëtare humanitare, sipas fjalëve të Presidentit të Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, i cili foli i pari dhe dënoi Izraelin për dëshirën e tij për të shfarosur banorët e Rripit të Gazës.

 

Tags