Centcom njoftoi për një sulm tjetër ndaj objektivave në Jemen
Në një deklaratë, Shtabi i Komandës Qendrore të SHBA-së në Lindjen e Mesme, i njohur si CENTCOM, njoftoi për një sulm ndaj disa objektivave në Jemen dhe Detin e Kuq.
Sipas Al Jazeera, Centcom në këtë deklaratë të lëshuar dje tha se kishte shënjestruar disa raketa cruise dhe një platformë të lëshimit të raketave balistike në Jemen. Në këtë deklaratë thuhet se forcat amerikane për vetëmbrojtje kanë rrëzuar edhe një dron vetëvrasës. Të mërkurën, burimet e lajmeve njoftuan për një sulm të ri nga Shtetet e Bashkuara dhe Anglia në disa zona të Jemenit. Kanali "Al-Masira" në lidhje me këtë njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer tre sulme të reja agresive brenda territorit të Jemenit. Kjo media jemenase raportoi se në këto sulme është shënjestruar zona Ras Isa në qytetin Al-Salif që ndodhet në provincën Al-Hodeidah. Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, zona të ndryshme të Jemenit kanë qenë objektiv i sulmeve agresive nga Shtetet e Bashkuara dhe Anglia. Këto sulme kryhen me qëllim që të ushtrohet presion ndaj Jemenit për të ndaluar bllokadën detare të vendosur kundër regjimit sionist. Këto sulme u kryen pasi ushtria jemenase gjatë javëve të fundit në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez në Rripin e Gazës shënjestroi disa anije sioniste ose anije të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab. Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi apo anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi sionist të mos ndalojë sulmet e tij në Gaza.