Mars 06, 2024 20:35 Europe/Tirane
  • Kremlini: Megjithë dekadat e sanksioneve, Irani përparon

Irani është një shembull i një vendi që po zhvillohet në të gjitha fushat, pavarësisht dekadave të sanksioneve të njëanshme, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov të mërkurën më 6 mars gjatë Festivalit Botëror të Rinisë në Rusi.

“Blloqe të mëdha vendesh po vendosin sanksione. Kjo paraqet shumë probleme, përfshirë edhe Rusinë. Megjithatë, sanksionet nuk funksionojnë”, tha zëdhënësi rus përpara se të theksonte se bota moderne e bën të padobishëm çdo sanksion.

“Kohët e fundit, ne kemi vizituar Teheranin disa herë. Kemi parë që Irani po zhvillohet fuqishëm, pavarësisht se prej dekadash i është nënshtruar sanksioneve”, tha ai.

Duke iu rikthyer lidhjeve mes Moskës dhe Uashingtonit, zëdhënësi i Kremlinit tha se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë kurrë kaq të këqija”.

Pavarësisht kësaj, vetëm Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë sigurinë strategjike të të gjithë botës, tha ai.

Anti-amerikanizmi në Rusi nuk ekziston- tha Peskov, për të cilin zyrtarët amerikanë që shajnë presidentin rus Vladimir Putin nuk vlerësohen aspak nga Moska. Megjithatë, ne mirëpresim ndërveprimin me ata që angazhohen në dialog, shtoi ai.

 

Tags