Zelensky paralajmëron për përfundimin e rezervave të armëve
(last modified Sun, 07 Apr 2024 07:05:12 GMT )
Prill 07, 2024 09:05 Europe/Tirane
  • Zelensky paralajmëron për përfundimin e rezervave të armëve

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të shtunën tha se nëse sulmet ruse vazhdojnë me ritmin aktual, municionet, veçanërisht raketat e Kievit, do të mbarojnë.

Sipas IRNA, Zelensky në një intervistë për televizionin e këtij vendi tha: Nëse sulmet vazhdojnë me intensitetin e muajit të kaluar, ne mund të mbetemi pa raketa.  Partnerët tanë e dinë këtë. Ai tha gjithashtu se Ukraina është ende në pritje të paketës së madhe të ndihmës nga Amerika, miratimi i së cilës është bllokuar në Kongresin amerikan. Presidenti i Ukrainës javën e kaluar paralajmëroi se nëse ndihma ushtarake amerikane nuk arrin në Kiev, ushtria e vendit të tij do të detyrohet të tërhiqet para Rusisë. Ndërkohë, Oleksandër Sirsky, i cili së fundmi u emërua në krye të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Ukrainës, tha: Rusia në vijën e frontit ka gjashtë herë më shumë fuqi zjarri se forcat ukrainase dhe kjo epërsi e fuqisë ushtarake shkakton humbje trupash dhe humbjen e pozicioneve tona. Ukraina i ka kërkuar Kongresit Amerikan të miratojë një paketë ndihme ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Kievin. Pasi paketa e ndihmës e Uashingtonit për Kievin është bllokuar për shkak të kundërshtimit të Kongresit amerikan, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Ukraina të humbasë luftën.

Tags