Intercept: Vetëm dhe vetëm Izraeli është përgjegjës për fillimin e tensionit
(last modified Mon, 15 Apr 2024 07:16:23 GMT )
Prill 15, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Intercept: Vetëm dhe vetëm Izraeli është përgjegjës për fillimin e tensionit

Faqja e internetit e lajmeve-analitike Intercept në një artikull shkroi: Pamaturia e Netanyahut dhe mbështetja e verbër e Shteteve të Bashkuara bënë që konflikti rajonal midis Iranit dhe Izraelit të dilte nga hija dhe të shndërrohej në një konflikt të drejtpërdrejtë.

Sipas raportit të IRNA nga Intercept, sulmi ajror izraelit në zyrën konsullore iraniane në Damask, i cili rezultoi në vdekjen e disa zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë, duhet të konsiderohet fillimi i një konflikti rajonal midis dy faktorëve rajonalë, si rezultat i të cilit Irani në mesnatën e së shtunës shënjestroi Izraelin me qindra dronë dhe raketa balistike. Intercept vazhdoi: Duket se ky është sulmi i parë i një qeverie kundër regjimit izraelit që nga viti 1991, i cili u krye hapur dhe me paralajmërim paraprak dhe nuk shkaktoi vrasje masive, megjithëse kjo masë nuk shihet në sulmin izraelit ndaj konsullatës iraniane. Analiza e kësaj faqeje lajmesh dhe analitike amerikane në këtë shënim thekson se edhe pse SHBA-ja me mbështetjen e saj të verbër nxiti pamaturinë e Netanyahut, Izraeli duhet fajësuar për veprimin pa koordinim me aleatët e tij, pasi edhe Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se gjatë sulmit ndaj konsullatës së Iranit nuk ka qenë në dijeni. Veprimi i Izraelit u bë qëllimisht dhe me vetëdije me qëllimin që Amerika të tërhiqet nga rajoni dhe nga fokusi në Evropë dhe Azinë Lindore, madje edhe pas reagimit ndëshkues të Iranit dhe paralajmërimit të qeverisë Biden për të ushtruar vetëpërmbajtje, zyrtarët izraelitë ende premtojnë se do të fillojnë një luftë. Në përgjigje të këtyre kërcënimeve, Irani ka rikujtuar se këtë herë do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme pa paralajmërim paraprak dhe në një shkallë më të gjerë dhe rezultati do të jetë një luftë në shkallë të gjerë gjë cila do të krijojë një gjendje të vështirë për Amerikën në Lindjen e Mesme. Intercept e konsideron presidentin amerikan Joe Biden si faktorin kryesor për inkurajimin e regjimit izraelit dhe mbështetjen e pakushtëzuar të tij pas sulmit në konsullatën iraniane, pavarësisht shqetësimeve të tij të përsëritura. Duke reduktuar fokusin në Lindjen e Mesme, Amerika ndjek motive materiale që nuk janë në përputhje me motivin e kahershëm të Netanyahut për armiqësi me Iranin. Me përfundimin e luftës së Gazës, Netanyahu do të përballet me probleme serioze politike dhe ligjore në vend dhe zgjerimi i fushës së luftës mund ta vonojë këtë cështje. Çdo pajtueshmëri e SHBA me politikat rajonale të Izraelit do të ketë pasoja të rënda, sepse hyrja në një luftë me Iranin do të jetë shumë e ndryshme nga lufta në Irak; Irani ka industri shumë më të avancuara të mbrojtjes se i gjithë rajoni dhe një luftë e gjithanshme me Iranin do të jetë e pakufizuar për sa i përket kohës ose shtrirjes gjeografike. Analisti i Intercept thekson se sipas ultimatumit të Iranit për të reaguar më fort ndaj çdo mase hakmarrëse nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të përballen me Izraelin dhe kërkesat e tij ekstreme, të cilat, në kundërshtim me pretendimet e disa politikanëve amerikanë, nuk janë domosdoshmërisht në përputhje me interesat e Shteteve të Bashkuara.