Prill 16, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Erdogan: Netanyahu fajtor për përshkallëzimin e tensioneve

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar kryemninistrin izraelit, Benjamin Netanyahu si përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Duke folur për përplasjen e Izraelit me Iranin, Erdogan tha se izraelitët po përpiqen të përhapin konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet provokimeve të njëpasnjëshme.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja e Izraelit janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e nisur nga Irani. Izraeli po përpiqet të përhapë konfliktin në rajon përmes provokimeve”, u shpreh Erdogan.

Duke folur në kompleksin presidencial pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se mund të priten tensione të reja në rajon derisa të përfundojë shtypja dhe gjenocidi në Gaza.

Në fund të fjalës së tij ai bëri kritika ndaj vendeve perëndimore duke thënë se ato dështuan për të dënuar aktet provokuese nga ana e Izraelit që po përpiqet të destabilizojë rajonin.

 

Tags