Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Fuqia parandaluese e Izraelit kundrejt Iranit ka përfunduar

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihad Islamik theksoi: Fuqia parandaluese e Izraelit kundrejt Iranit ka përfunduar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, cituar nga Al-Mayadeen, Muhamed Al-Hindi, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihad Islamik, në një bisedë me Al-Mayadeen tha: Sot ka rregulla të reja dhe përgjigja e Iranit ishte një paralajmërim i kahershëm për Izraelin dhe rajonin për atë se Izraeli nuk mund të dominojë rajonin. Ky anëtar i lartë i lëvizjes Xhihad Islamik shtoi: Amerika nuk dëshiron një luftë në shkallë rajonale, veçanërisht në këtë vit zgjedhor. Gaza është gjithashtu zona më e problematike për Izraelin, pasi ajo ka shkatërruar imazhin dhe reputacionin e tij. Lufta e Gazës është konfrontimi i Izraelit me grupet të cila i ndërtojnë vetë armët e tyre pavarësisht rrethimit të plotë të këtij rajoni. Al-Hindi gjithashtu tha: Netanyahu dëshiron ta fusë rajonin në luftë, por ai po flet për një përgjigje vendimtare që nuk do të çojë në një luftë rajonale, por si do të bëhet kjo. Në lidhje me të burgosurit izraelitë në Gaza, al-Hindi tha; Amerikanët dhe izraelitët duan t'i kthejnë të burgosurit me çmimin më të ulët, por çështja e të burgosurve është një masë në duart tona. Rezistenca ka dhënë përgjigjen e saj dhe qëndrimi i saj është i qartë. Tërheqja e Izraelit është e nevojshme dhe mund të jetë graduale me një armëpushim gradual. Izraeli duhet të paguajë çmimin e kësaj marrëveshje për shkak të humbjes në fushë-betejë. Tani kemi kohën e mjaftueshme që Izraeli të kuptojë se ai duhet të paguajë çmimin. Al-Hindi gjithashtu për tensionin e fundit në rajon tha: Fuqia parandaluese e Izraelit ka përfunduar që para sulmit iranian, ndërsa tani Izraeli përballet me një dilemë të vërtetë dhe opsionet e tij janë të kufizuara. Imazhi dhe pesha strategjike e Izraelit janë dobësuar dhe shumë vende pas përfundimit të luftës do të rishqyrtojnë përllogaritjet e tyre. Gjithashtu së fundmi gazeta sioniste Ha'aretz në një raport paralajmëroi për thellimin e izolimit ndërkombëtar të regjimit sionist dhe tha se bashkëpunimi me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të këtij regjimi nuk do të jetë i mundur nëse nuk ndryshohen politikat e kabinetit izraelit, dhe ky proces do të njollosë imazhin e Tel Avivit në botë. Në këtë raport theksohej se regjimi okupator ndodhet në një izolim ndërkombëtar dhe se ky izolim nuk do të përfundojë nëse Izraeli nuk ndryshon rrënjësisht politikat e tij. Në këtë artikull ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti i Knesset-it të regjimit sionist, Uzi Baram, vuri në dukje bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj me Tel Avivin dhe theksoi se ky bashkëpunim nuk është i përhershëm por vetëm në kohë krize. Izraeli nuk mund të mashtrojë veten dhe të imagjinojë se mund të llogarisë gjithmonë në këto bashkëpunime, Izraeli po humbet me shpejtësi kredibilitetin e tij ndërkombëtar. Haaretz vuri në dukje sanksionet ndërkombëtare arabe kundër regjimit sionist dhe theksoi se kjo ka bërë që shumë kompani të rëndësishme ndërkombëtare të ndërpresin lidhjet me Tel Avivin.

Tags