Ulet besimi i popullit amerikan tek ushtria e këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i157034-ulet_besimi_i_popullit_amerikan_tek_ushtria_e_këtij_vendi
Në një situatë ku pavarësisht problemeve ekonomike në SHBA shpenzimet marramendëse ushtarake vazhdojnë brenda dhe jashtë këtij vendi, rënia e besimit të amerikanëve tek ushtria e vendit të tyre është bërë lajm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 18, 2024 10:30 Europe/Tirane
  • Ulet besimi i popullit amerikan tek ushtria e këtij vendi

Në një situatë ku pavarësisht problemeve ekonomike në SHBA shpenzimet marramendëse ushtarake vazhdojnë brenda dhe jashtë këtij vendi, rënia e besimit të amerikanëve tek ushtria e vendit të tyre është bërë lajm.

Një sondazh i ri i Gallup-it në vendet e G7-s tregon se besimi i popullit amerikan në ushtrinë e këtij vendi ka rënë.

Sipas sondazhit, besimi i amerikanëve në ushtrinë amerikane ra vitin e kaluar (2023), duke humbur vendin e parë në G7. Në këtë grup bëjnë pjesë Amerika, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Sipas një sondazhi të Gallup-it, besimi i popullit amerikan në ushtrinë e vendit të tyre në vitin 2023 është ulur me pesë pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur në 81 për qind.

Që nga viti 2006, besimi i amerikanëve tek ushtria e vendit në përgjithësi renditej lart midis vendeve të G7-s.

Sipas sondazhit të kompanisë Gallup, Franca ka zënë vendin e parë dhe besimi i francezëve tek ushtria e vendit të tyre është rritur në 86%. Besimi në ushtrinë britanike renditet i dyti në mesin e vendeve të G7-s me 83%.

Japonia është pak prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 80% besim tek ushtria e saj. Më pas renditen Italia me 79% dhe Kanadaja me 78%.

Sondazhet e Gallup-it kryhen me telefon ose intervista ballë për ballë dhe përfshijnë të paktën 1000 persona.